KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Malisheva kalon në çerekfinale pas fitores së thellë ndaj Trepçës ‘89

Malisheva kalon në çerekfinale pas fitores së thellë ndaj Trepçës ‘89

Malisheva ka fituar me rezultat 4-0 në udhëtim te Trepça ’89 në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-tës në Kupën e Kosovës, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale.

Klubi nga Superliga është treguar shumë i fortë për vendasit nga Liga e Parë, duke i mposhtur me dominim dhe rezultat të thellë në takimin e luajtur në stadiumin Riza Lushta në Mitrovicë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë dhe me më shumë raste nga mysafirët, të cilët shënuan edhe dy gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 31-të me anë të Assane Diatta, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Etnik Brrutit, ndërsa shënuesi i golit të parë asistoi për Arbër Pirën, i cili shënoi ne minutën e 35-të për 2-0.

Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të mysafirëve, të cilët shënuan përsëri dy gola dhe akteri kryesor ishte po ai i pjesës së parë, Diatta.

Diatta shënoi në minutën e 75-të për 3-0, ndërsa asistoi për Valmir Nafiun në minutën e 88-të për rezultatin përfundimtar 4-0.

Me këtë fitore, malishevasit e sigurojnë kualifikimin në çerekfinale, në mesin e tetë skuadrave të cilat do ta kërkojnë trofeun e Kupës së Kosovës.

Ndryshe, kualifikimin deri tani e kanë siguruar Llapi, Ferizaj, Dukagjini, Ballkani, Gjilani dhe Vushtrria, ndërsa emri i fundit do të mësohet në ndeshjen e vetme të mbetur në mes të Feronikeli ’74-Dinamo. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.