KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Grabitet me armë një bankë në Tiranë

Grabitet me armë një bankë në Tiranë

Policia e Shtetit ka marrë një telefonatë që njofton për grabitjen me armë të një banke në Tiranë.

A2 CNN raporton se ngjarja ka ndodhur pranë zonës së ish-Parkut.

Forcat e rendit janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes për të verifikuar informacionin dhe për të siguruar zonën.

Autori i grabitjes është kapur nga policia dhe është shoqëruar në komisariat. Ai ka tentuar të grabisë një bankë të nivelit të dytë me një armë automatike tip kallashnikov.

Ngjarja ka ndodhur pranë rrugës “Muhedin Llagami”, duke trembur punonjësit e bankës.

Në vendngjarje ka shkuar edhe një ambulancë, për të garantuar ndihmën e menjëhershme në rast të dëmtimeve, por deri tani nuk raportohet për të lënduar.

Në foto shihen forca të shumta policie që kanë rrethuar zonën.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.