KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sa deputetë për herë të parë janë  pjesë e Kuvendit dhe cilët janë ata?

Sa deputetë për herë të parë janë  pjesë e Kuvendit dhe cilët janë ata?

Kuvendi i Kosovës u konstitua të mërkurën, pasi deputetët dhanë betimin dhe u zgjodh kryetarja dhe nënkryetarët.

E në legjislaturën e re, të dhjetën me radhë 16 për qind e deputetëve janë për herë të parë në Kuvend.

KDI ka publikuar të dhënat, ndërsa bën të ditur se 10 deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje janë për herë të parë në Kuvend, 3 nga Partia Demokratike e Kosovës, 3 nga Lidhja Demokratike e Kosovës, 3 nga KDTP dhe 1 nga Lista Serbe.

Por, kush deputetët që për herë të parë janë pjesë e Kuvendit?

Deputetët e LVV-së për herë të parë pjesë e Kuvendit: Rufki Suma, Vigan Qorrolli, Blerim Gashi, Naim Bardiqi, Sylejman Meholli, Fatos Geci, Arsim Ademi, Taulant Kelmendi, Enver Haliti, Arsim Ademi, njofton Telegrafi.com

Deputetët e PDK-së për herë të parë pjesë e Kuvendit: Arian Tahiri, Arben Mustafa, Besa Rama

Deputetët e LDK-së për herë të parë pjesë e Kuvendit: Ermal Sadiku, Janina Ymeri, Adelina Thaçi, njofton Telegrafi.com

Deputetët e KDTP-së për herë të parë pjesë e Kuvendit: Ergul Mazrek, Fatma Taçi.

Deputeti i Listës Serbe për herë të parë pjesë e Kuvendit: Millan Kostiq. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.