KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mickoski, Kasamit: Unë jam mandatar i kësaj qeverie, jam i kënaqur me punën e Limanit

Mickoski, Kasamit: Unë jam mandatar i kësaj qeverie, jam i kënaqur me punën e Limanit

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sot duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve tha se është i kënaqur nga puna e ministrit për Punë dhe Politikë Sociale, Fatmir Limani dhe se nuk ka informacione për shkarkimin e tij, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Mickoski këtë e pohoi duke u përgjigjur pretendimeve të kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami se do të kërkojë shkarkimin e tij.

“Mendoj se ai është vlerë e shtuar në ministrinë për punë sociale. Unë jam mandatar dhe unë e formojë Qeverinë”, tha Mickoski.

Mickoskit gjithashtu tha se ai është mandatar i kësaj qeverie dhe nëse dikush e ka haruar këtë po ua kujtojë.

I pyetur lidhur me pohimet e Kasamit se ministri i Drejtësisë, Igor Filkov do të largohet me rikonstruktimin e qeverisë, Mickoski tha se s’ka informacione.

“Nuk e di, ndoshta duhet ta pyesni Bilall Kasamin”, tha Kryeministri.

Kasami mbrëmë në “Click Plus” tha se ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov mund të jetë një nga figurat që do të përfshijë rikonstruimi i qeverisë. Duke komentuar çështjen e kërkesës së studentëve shqiptarë për provim të jurisprudencës në gjuhën shqipe, Kasami tha se ministri Fillkov me deklaratat e tij, dështimin në punën e tij po mundohet ta mbulojë me tema etnike./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.