KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Atletico Madrid një ndër gjashtë opsionet e ardhshme të yllit të Barcelonës

Atletico Madrid një ndër gjashtë opsionet e ardhshme të yllit të Barcelonës

Disa klube po ndjekin me vëmendje situatën e Robert Lewandowskit, sulmuesit që i përfundon kontrata me Barcelonën në muajin qershor.

Futbollisti polak, i cili ende po shqyrton mundësinë e vazhdimit të qëndrimit në “Camp Nou”, nuk pritet të marrë një vendim përfundimtar deri pas zhvillimit të zgjedhjeve për presidentin e klubit katalanas.

Me 13 gola dhe tri asistime në 28 ndeshje zyrtare këtë sezon, Lewandowski vazhdon të dëshmojë se mbetet një element i rëndësishëm për Barcelonën.

Edhe pse po i afrohet moshës 38-vjeçare, ai ruan një formë të shkëlqyer fizike dhe instinkt të spikatur para portës, duke konfirmuar se mbetet një sulmues me vlerë të lartë.

Për këtë arsye, si lojtari ashtu edhe drejtuesit e klubit po shqyrtojnë mundësinë e rinovimit të kontratës.

Megjithatë, çdo ofertë konkrete dhe përgjigjja përkatëse nga ana e lojtarit do të shtyhen deri pas datës 15 mars, kur pritet të jenë mbyllur proceset zgjedhore në klub.

Në rast se Lewandowski vendos të largohet, destinacioni më i mundshëm për momentin duket të jetë Chicago Fire në Major League Soccer.

Klubi amerikan ka ndërmarrë hapat më konkretë për ta transferuar sulmuesin, i cili nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të provuar një eksperiencë në Shtetet e Bashkuara.

Sipas raportimeve, edhe Atletico Madrid, Milan, Fenerbahçe dhe disa klube nga Arabia Saudite po monitorojnë situatën e tij.

Megjithatë, përparësi për Lewandowskin mbetet qëndrimi në Barcelonë.

Në këtë fazë të karrierës, aspekti financiar nuk konsiderohet vendimtar për të, pasi ai vlerëson më shumë stabilitetin dhe mirëqenien familjare.

Nëse oferta për rinovim, edhe me kushte të reduktuara, do të jetë në përputhje me statusin dhe kontributin e tij, sulmuesi pritet t’i japë përparësi vazhdimit të aventurës me klubin katalanas. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.