Një grup kriminal që dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në disa qytete të vendit, nga veriu në jug, është goditur nga Policia e Shtetit pas një hetimi disa javor me metoda speciale.
Operacioni i koduar “Jug & Veri” u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit.
Si rezultat, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. G., 31 vjeç; E. Q., 29 vjeç; dhe F. P., 35 vjeç, të dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe armëve. Gjithashtu u ndalua edhe M. M., 31 vjeç, banues në Shkodër, i cili dyshohet se kishte vënë në dispozicion automjetin e tij për transportimin e drogës. /Telegrafi/