Forcat ukrainase kanë sulmuar një arsenal që i përkiste ushtrisë ruse pranë fshatit Kotluban në rajonin e Volgogradit natën e 11-12 shkurtit, duke shkaktuar një zjarr dhe shpërthime në shkallë të gjerë.
Kjo wshtw bwrw e ditur nga guvernatori i rajonit të Volgogradit, Andrei Bocharov dhe kanalet monitoruese të Telegramit, transmeton Telegrafi.
Bocharov shkroi se “evakuimi i banorëve nga vendbanimi i Kotlubanit është njoftuar dhe është duke u zhvilluar me qëllim sigurimin e sigurisë së civilëve, për shkak të rrezikut të shpërthimit gjatë operacioneve të shuarjes së zjarreve”.
Kanalet e monitorimit raportuan se sulmi kishte në shënjestër një strukturë magazinimi dhe modernizimi për armët e përdorura nga forcat ruse. Banorët vendas shkruan në mediat sociale për shpërthime të fuqishme dhe një zjarr në shkallë të gjerë pranë vendit ushtarak.
Bocharov pretendoi se mbrojtja ajrore ruse kishte qenë duke sprapsur një sulm me raketa. Ai tha se njësi të Ministrisë së Situatave të Emergjencave dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, ishin vendosur për të përballuar zjarrin. /Telegrafi/