Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton të Shqipëria të enjten do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.
SHMU njofton se moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshjet e shiut priten të jenë prezentë të herëpashershme me intensitet të ulët që në nga orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes, në pjesën më të madhe të territorit, lokalisht në jug reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Ndërkaq, gjatë ditës reshjet priten të mbeten prezentë të herëpashershme me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim- perëndimit dhe jug hera – herës reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra, kryesisht në orët e pasdites e të mbrëmjes.
Në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore verilindje- juglindje të vendit reshje dëbore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jug me shpejtësi mesatare 5 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 13m/s.
Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-3 ballë. /Telegrafi/

