Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se i ka dorëzuar Presidentes së Republikës së Kosovës propozimin për caktimin e Albin Kurtit si mandatar për formimin e Qeverisë së Kosovës.
“Në cilësinë time si Kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, t’i dorëzoj Presidentes së Republikës së Kosovës propozimin për caktimin e z. Albin Kurti si Mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Nagavci në Facebook.
Ajo ka theksuar se ky veprim bazohet në vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
“Bazuar në vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 dhe në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, vazhdojmë me përgjegjësi institucionale drejt formimit të qeverisë së re”, ka deklaruar Nagavci.
Në fund, ajo ka falënderuar qytetarët për mbështetjen.
“Faleminderit qytetarëve për besimin!”, ka përfunduar Nagavci. /Telegrafi/