KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Emërohen pesë nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës

Emërohen pesë nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës

Janë emëruar pesë nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës, si një pako – pas marrëveshjeve të arritura mes subjekteve politike.

Kjo marrëveshje u bë e mundur më 10 shkurt, ku Kryeparlamentari Dimal Basha, kishte ftuar të gjitha partitë që të zgjedhin emrat për nënkryetarë.

Andaj, Hekuran Murati nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje propozoi Ardian Golën.

Blerta Deliu-Kodra nga PDK propozoi emrin e Vlora Çitakut, ndërsa Besian Mustafa nga LDK propozoi Kujtim Shalën.

Nga radhët e deputetëve serbë, Sllavko Simiq propozoi emrin e tij për rolin e nënkryetarit, ndërsa komunitetet tjera jo shumicë propozuan emrin e Emilia Rexhepit.

Pas këtyre emrave të propozuara, me 104 vota për, 3 deputetë kundër, 6 abstenime, u bë zgjedhja tyre. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.