KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

ESHR: Duhet organ i posaçëm për monitorimin e reklamave politike në portale në Maqedoni

ESHR: Duhet organ i posaçëm për monitorimin e reklamave politike në portale në Maqedoni

Të rishqyrtohet financimi i fushatave zgjedhore me mjete që grumbullohen në llogarinë e rregullt të partisë politike, afati përfundimtar pas të cilit nuk lejohet më pagesa e donacioneve në një llogari zgjedhore dhe të rregullohet situata kur një kandidat i pavarur për president ose për kryetar komune mbështetet nga një parti politike e konsoliduar, janë tre dobësitë sistemike për të cilat Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR) po punon prej një periudhe më të gjatë, theksoi sekretari i përgjithshëm i ESHR-së, Aleksandar Poposki, në ngjarjen e sotme, “Forcimi i mbikëqyrjes parlamentare përmes bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit dhe Entit Shtetëror të Revizionit”.

Sipas legjislacionit, ai vuri në dukje se për reklamim politik të paguar ndahen 90 për qind e mjeteve të destinuara për dy partitë më të mëdha në pushtet dhe në opozitë, ndërsa dhjetë për qind i shfrytëzojnë partitë e tjera, nga shtatë dhe nga tre për qind, të cilat janë të përfaqësuara dhe nuk janë të përfaqësuara në Kuvend.

“Është e qartë, sipas gjetjeve të Entit Shtetëror të Revizionit dhe rekomandimeve sistematike që kemi dhënë ndër vite, theksojmë se definitivisht duke pasur parasysh 90 për qind të buxhetit që ndahen për reklamim politik të paguar në këtë mënyrë për partitë kryesore nga pozita dhe opozita, me gjithë respektin, megjithatë objketivisht kjo çon në kufizimin e mundësive për paraqitje të partive të tjera dhe kandidatëve të pavarur në media, pasi në këtë mënyrë zë një pjesë të konsiderueshme të hapësirës mediatike”, theksoi Poposki.

Ai vëren se reklamimi politik i paguar është gjithnjë e më i pranishëm në portalet e internetit dhe se ato i nënshtrohen një rregullimi të caktuar.

Enti Shtetëror i Revizionit, theksoi ai, gjatë fushatave zgjedhore dhe gjatë procesit të revizionit është gjithmonë i hapur për komunikim, jo vetëm me mediat, por edhe me pjesëmarrje në fushatën zgjedhore.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.