KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Faturat e larta të energjisë elektrike, qytetarët e Strugës dalin në protestë

Faturat e larta të energjisë elektrike, qytetarët e Strugës dalin në protestë

Qytetarët e Strugës përmes protestës shprehën revoltën e tyre për faturat e larta të energjisë elektrike dhe mënyrën e llogaritjes së tyre.

Ata kërkuan nga EVN transparencë të plotë mbi metodologjinë e llogaritjes, publikimin e elementeve që ndikojnë në çmim dhe rishikimin e çdo praktike që mund të rezultojë në dëm të qytetarëve.

Kërkuan edhe sqarim institucional dhe rishqyrtim të kompensimit që paguajnë ndaj EMV-së, me qëllim që çdo pagesë të bazohet në nevojë reale, e jo vetëm të justifikohet formalisht me ligj.

Organizatorët thanë se në rast të mungesës së përgjigjes dhe hapave konkretë për korrigjimin e kësaj praktike, do të detyrohen të përdorin të gjitha mjetet ligjore dhe të paraqesin ankesa kolektive tek organi rregullator kompetent dhe tek institucione të tjera përkatëse. /Alsat/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.