Dukagjini ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës, pasi ka fituar ndeshjen e 1/8-tës ndaj Prishtinës së Re me rezultat 1-0.
Klubi klinas ka siguruar tashmë një vend në tetëshen e më të mirëve, duke marrë një fitore para tifozëve vendas në ndeshjen e sotme (e mërkurë) kundër kryeqytetasve.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë nga të dyja skuadrat, të cilët krijuan rastet e veta, por pa arritur ta gjejnë rrjetën.
Në pjesën e dytë, skuadra vendase ishte më cinike duke arritur të konkretizoj një nga rastet dhe të gjej golin e fitores.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 59-të me anë të Hekuran Berishës, i cili shënoi për 1-0 dhe ky doli të ishte goli i fitores dhe kualifikimit.
Më ketë fitore, Dukagjini është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Kosovës, aty ku gjatë ditës së djeshme (e martë) siguruar kualifikimin edhe Ferizaj dhe Llapi. /Telegrafi/