Lëvizja Vetëvendosje pritet të propozojë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit të Kosovës.
Kështu merr vesh Telegrafi nga burime të saj.
Ndërkaq, seanca konstituive e legjislaturës së dhjetë do të mbahet sot prej orës 17:00.
Albulena Haxhiu, në legjislaturën e kaluar nuk ka siguruar votat e nevojshme për të marrë postin e kryeparlamentares.
Ndryse, pas konstituimit të Kuvendit, zyrtarë të lartë të LVV-së kanë theksuar se do të thërrasin edhe një seancë tjetër gjatë mbrëmjes për formimin e qeverisë. /Telegrafi/