Nëse ka një përbërës që e ndryshon menjëherë karakterin e një pjate, ai është orizi. Por kur bëhet fjalë për cilësi, aromë dhe prezantim estetik, Orizi Basmati qëndron në një kategori më vete.
I njohur për kokrrat e gjata, strukturën e lehtë dhe aromën karakteristike, Basmati është ndër llojet më të vlerësuara të orizit në botë. Me origjinë nga rajonet e Indisë dhe Pakistanit, sot ai përdoret gjerësisht në kuzhina të ndryshme – nga ato tradicionale orientale, deri te restorantet moderne që kërkojnë elegancë në çdo pjatë.
Ndryshe nga llojet e tjera të orizit, Orizi Basmati:
- Ka kokrra të gjata që zgjaten edhe më shumë gjatë gatimit,
- Nuk ngjitet pas zierjes,
- Ruajnë strukturën e ndarë dhe të lehtë,
- Ka aromë natyrale dhe shije delikate.
Kjo e bën ideal për receta ku kërkohet pamje e bukur dhe teksturë perfekte në pjatë.
Ku përdoret më së shumti?
Orizi Basmati është jashtëzakonisht i përshtatshëm për:
- Pilaf dhe oriz me perime
- Oriz me mish pule, viçi apo qengji
- Gatime orientale dhe mesdhetare
- Menu restorantesh që kërkojnë prezantim estetik
Qoftë për një drekë familjare apo për një menu profesionale orizi Basmati i jep çdo recete një dimension më të rafinuar.
Për të arritur strukturën perfekte dhe aromën e plotë, Orizi Basmati duhet trajtuar me pak kujdes para gatimit. Fillimisht, rekomandohet të lahet 2-3 herë me ujë të ftohtë për të larguar niseshtenë e tepërt, në mënyrë që kokrrat të mos ngjiten gjatë zierjes. Më pas, është e këshillueshme të njomet për 20-30 minuta, çka ndihmon që kokrrat të hapen dhe të zgjaten më mirë. Raporti ideal është 1 gotë oriz me 1.5-2 gota ujë, ndërsa zierja duhet të bëhet në zjarr të ulët deri në përthithjen e plotë të ujit.
Rezultati do të jetë një oriz aromatik, i lehtë dhe i ndarë në mënyrë perfekte në çdo kokërr.
Me shpërndarjen nga Union SHPK, ky produkt vjen më afër konsumatorëve që vlerësojnë ushqimin e mirë dhe gatimin cilësor.