Verën e kaluar, Leipzig u detyrua të lëshonte disa nga lojtarët e tij kryesorë.
Falë shitjes së futbollistëve si Benjamin Sesko, Xavi Simons, Mohamed Simakan dhe Ilaix Moriba, klubi arkëtoi rreth 200 milionë euro, duke arritur të stabilizojë bilancin e tij financiar.
Për të ardhmen, stabiliteti ekonomik i klubit varet nga kualifikimi për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.
Aktualisht, zënë vendin e katërt në tabelë, por pozita e tyre kërcënohet nga Stuttgart, i cili ka po aq pikë (39), dhe Bayer Leverkusen, vetëm tre pikë prapa.
Nëse nuk arrin këtë objektiv, drejtuesit do të jenë të detyruar sërish të shesin lojtarë.
Sipas Sport Bild, pa të ardhurat që siguron pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve, klubi duhet të gjenerojë të paktën 100 milionë euro, ndërsa idealja do të ishte të arrinte përsëri 200 milionë euro.
Në këtë skenar, katër lojtarë kanë më shumë gjasa të largohen: Castello Lukeba (23 vjeç), mbrojtës me një klauzolë prej 80 milionë eurosh, Yan Diomande (19), sulmues i cili ka tërhequr vëmendjen e Liverpool, Paris Saint-Germain, Real Madrid, Arsenal, Manchester United dhe Bayern Munchen, David Raum (27), mbrojtës i majtë me një vlerësim prej 40 milionë eurosh dhe Antonio Nusa (20), sulmues i cili mund të ndryshojë ambient për një shumë shumë të lartë. /Telegrafi/