KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë: E drejta për të protestuar është e paprekshme, por dhuna është e pafalshme

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë: E drejta për të protestuar është e paprekshme, por dhuna është e pafalshme

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë Albana Koçiu përmes një deklarate për media ka bërë të ditur se e drejta për të protestuar është e paprekshme, por dhuna është e pafalshme.

Sipas saj, kush sulmon uniformën e Policisë së Shtetit dhe tenton të destabilizojë rendin kushtetues, do të përballet me ligjin përtej çdo alibie politike

“Deklaratë e Ministres së Brendshme, Albana Koçiu – E drejta për të protestuar është e paprekshme, por dhuna është e pafalshme. Kush sulmon uniformën e Policisë së Shtetit dhe tenton të destabilizojë rendin kushtetues, do të përballet me ligjin përtej çdo alibie politike. Jemi në krah të çdo punonjësi policie që shërben me profesionalizëm dhe vetëpërmbajtje edhe përballë një proteste të dhunshme, si dhe në mbrojtje të së drejtës për të protestuar të çdo qytetari që zgjedh demokracinë, jo dhunën”, ka thënë ajo.

Deklaratën e saj e ka publikuar në rrjetin social në Facebook, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.