Infeksionet seksualisht të transmetueshme (IST) mbeten një shqetësim i rëndësishëm për shëndetin publik në Kosovë.
Për këtë arsye, Action for Mothers and Children (AMC)organizon tryezën e rrumbullakët “Ngritja e vetëdijes dhe menaxhimi i IST-ve në Kosovë”, më 16 shkurt, në ora 10:00, në Hotel Sirius në Prishtinë. Përfaqësuesit e mediave janë të ftuar të marrin pjesë në këtë diskutim tejet të rëndësishëm.
Tryeza e rrumbullakët do të mbledhë profesionistë shëndetësorë, politikëbërës dhe liderë të komunitetit për të shqyrtuar përmbledhjen e politikave të AMC-së mbi gjendjen e infeksioneve seksualisht të transmetueshme (IST) në Kosovë, si dhe për të diskutuar hapa të koordinuar dhe të zbatueshëm për uljen e transmetimit të tyre.
Ky diskutim është pjesë e bashkëpunimit të AMC-së me Canada Fund for Local Initiatives (CFLI), i cili tashmë ka arritur përparime të rëndësishme, duke përfshirë:
- Hartimin dhe shpërndarjen e videos dhe broshurës edukative për rritjen e ndërgjegjësimit mbi IST-të dhe rëndësinë e testimit
- Sigurimin dhe shpërndarjen e prezervativëve përmes Qendrave Informuese për Shëndetin e Gruas në Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe lokacioneve të tjera komunitare
- Zbatimin e një fushate në rrjetet sociale për promovimin e ndërgjegjësimit dhe testimit për IST
- Ofrimin e trajnimeve të specializuara për IST për profesionistët shëndetësorë në 18 Qendra Informuese për Shëndetin e Gruas
- Zhvillimin e sesioneve edukative mbi IST për të gra dhe adoleshentë
Përmes këtij projekti, të implementuar nga AMC përmes fondeve të CFLI po punojnë së bashku për të reduktuar përhapjen e IST-ve, për të përmirësuar shëndetin seksual, për të luftuar stigmën dhe për të siguruar që njerëzit në të gjithë Kosovën të kenë njohuritë, mjetet dhe shërbimet e nevojshme për të mbrojtur shëndetin e tyre.
Në qoftë se planifikoni të mbuloni këtë event duke qenë prezent, ju lutem na njoftoni duke u përgjigjur në këtë email.
Aksioni për Nëna dhe Fëmijë është një organizatë jofitimprurëse që punon për të shpëtuar jetë dhe për të përmirësuar shëndetin e foshnjave, nënave dhe fëmijëve në Republikën e Kosovës. AMC avokon për një kujdes shëndetësor më të mirë përmes edukimit, mbledhjes së fondeve dhe hulumtimit.
Për më shumë informata, vizitoni AMCHealth.org.