KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dyshimet për manipulim të votave në Klinë, vazhdon intervistimi i të dyshuarve

Dyshimet për manipulim të votave në Klinë, vazhdon intervistimi i të dyshuarve

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se sot po vazhdojnë intervistimet e personave përgjegjës për procesin e numërimit të votave në Komunën e Klinës.

Sipas njoftimit për media, këto veprime po kryhen në kuadër të hetimeve mbi dyshimet për manipulim të votave, përfshirë rezultatet e kandidatëve të subjekteve politike në këtë komunë.

Për këtë rast, Prokuroria ka autorizuar Hetimet Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë për ndërmarrjen e veprimeve hetimore, përfshirë intervistimin e personave të përfshirë në procesin e numërimit.

Prokuroria ka theksuar se mbetet e përkushtuar për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe për garantimin e ligjshmërisë dhe integritetit të procesit zgjedhor.

Autoritetet njoftojnë se opinioni publik do të informohet për zhvillimet e mëtejshme në kohën e duhur. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.