Njësitet policore kanë gjetur mbrëmë në një shtëpi të braktisur në fshatin Dobrosevina të Zubin Potokut, dy granata dore M-57, si dhe dy këmisha dhe një maicë policore, gjatë patrullimit rutinë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:20 më 10 shkurt 2026.
Policia ka konfirmuar se njësitë relevante janë drejtuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar të gjitha provat e gjetura.
Rasti është duke u hetuar për të sqaruar rrethanat dhe origjinën e armëve dhe pajisjeve të gjetura. /Telegrafi/