Kompania Epic Games ka ndërmarrë masa ligjore ndaj një lojtari që u zbulua se po përdorte mënyra të paligjshme për të mashtruar në lojën “Fortnite”.
Për këtë arsye ai është banuar përjetësisht, jo vetëm në video-lojë, por edhe në të gjitha shërbimet dhe lojërat e tjera të Epic Games. Për më tepër, kompania e detyroi atë të bëjë një falje publike ndaj komunitetit.
Sipas Epic Games, lojtari kishte përdorur mashtrime dhe ishte përfshirë edhe në sulme DDoS ndaj serverëve të Fortnite, duke ndërhyrë dhe penguar lojtarët e tjerë.
Më poshtë ishte edhe deklarata e tij ku ai pranoi shkeljet dhe kërkoi falje, duke thënë se e kupton se veprimet e tij ishin kundër rregullave dhe ligjit.
Ky nuk është rasti i vetëm i tillë.
Epic Games më parë ka ndjekur edhe një lojtar tjetër që kishte ndarë llogarinë e tij për të marrë pjesë në një turne të madh Fortnite (FNCS 2023). Ai gjithashtu u detyrua të kërkonte falje publikisht dhe të dhurojë të ardhurat e fituara në atë mënyrë për bamirësi.
Këto veprime tregojnë se kompania është serioze për parandalimin e mashtrimeve në Fortnite dhe dëshiron të ruajë integritetin e lojës. /Telegrafi/