KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nga 170 në 300 euro, rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë

Nga 170 në 300 euro, rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë

Agjencia e Punësimit e Kosovës ka njoftuar se nga ky vit është rritur subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në kuadër të skemës Kosovo Generation Unlimited, e cila zbatohet nga Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me UNICEF dhe Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare.

Sipas njoftimit, subvencioni mujor për punësim është rritur nga 170 euro në 300 euro, me qëllim të rritjes së mbështetjes për bizneset dhe nxitjes së punësimit të të rinjve në tregun e punës.

Nga Agjencia e Punësimit theksohet se kjo masë pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e mundësive për punësim dhe në fuqizimin e të rinjve përmes praktikës së subvencionuar në punë.

Të rinjtë e interesuar për të përfituar nga kjo skemë ftohen të paraqiten në zyrën më të afërt të punësimit për informim dhe aplikim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.