KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Mickoski: Do të inspektohen të gjitha kompanitë që kanë licenca për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore

Mickoski: Do të inspektohen të gjitha kompanitë që kanë licenca për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore

Kryeministri Hristijan Mickoski, sot tha se të gjitha kompanitë që kanë marrë licenca për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore, do të inspektohen.

Kjo vjen pas skandalit me sekuestrimin e rreth 40 tonëve marihuanë të paligjshme. Ai tha se nuk do të habitej nëse shifra arrin në 100 tonë.

“Kam paralajmëruar se në periudhën e ardhshme, inspektimet do të kryhen edhe në objekte të tjera dhe pres që qeveria ta miratojë këtë urdhër sot. Pres që të merret ky lloj vendimi dhe në ditët në vijim, të gjitha kompanitë që kanë marrë licenca për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore do të inspektohen. Nuk do të habitem nëse arrijmë në 100 tonë”, tha Mickoski.

Ndryshe, dje Prokuroria në një njoftim tha se deri tani janë sekuestruar mbi 40 ton marihuanë, ndërsa do të jep detaje për opinionin kur të sqarojë të gjitha rrethanat./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.