Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se ka ndaluar importin e kafshëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga rajoni Maramureș i Republikës së Rumanisë.
Sipas raportimeve zyrtare të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH) dhe Komisionit Evropian, në një fermë familjare në këtë zonë është konfirmuar prania e sëmundjes së tërbimit (rabies) te kafshët shtëpiake.
Në përputhje me Ligjin për Veterinarinë, vendimi i AUV-së përfshin ndalimin e importit të gjedhëve, deleve, dhive, derrave dhe produkteve të tyre me origjinë nga zona e infektuar. Masa ka hyr në fuqi menjëherë.
Agjencia thekson se do të vazhdojë monitorimin e situatës dhe informimin e publikut dhe operatorëve ekonomikë për çdo zhvillim të ri.
AUV siguron bashkëpunim të ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për të parandaluar përhapjen e sëmundjes dhe për të mbrojtur shëndetin publik dhe atë veterinar. /Telegrafi/