Debati mes Labinot Rexhës dhe Elijona Binakajt ka vazhduar edhe të martën.
Banori i tha Elijonës se është ‘fëmijë i keq’ dhe se ai do të dalë fitues më 27 shkurt kur edhe do të mbahet finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova.
“Marre po më vjen edhe me folë me ty”, tha Labi tutje, me Elijonën që mbante qetësinë.
Foto: Instagram
“Do e shohësh çfarë vota kam, do t’iu dërgoj në shtëpi. Ose unë ose ky bosi, me Ludo”, theksoi tutje.
“Ti do më lësh jetimë fëmijët e mi a, ke thënë se do të më marrësh shpirtin”, i tha tutje këngëtari.
Elijona e ruajti qetësinë dhe i uroi vetëm suksese, duke e injoruar tërësisht atë.
Tashmë është hapur televotimi edhe për finalistin e parë të këtij edicioni. /Telegrafi/