KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Lirohet Haxhi Shala nga Gjykata Speciale e Hagës

Lirohet Haxhi Shala nga Gjykata Speciale e Hagës

Haxhi Shala është liruar nga Gjykata Speciale e Hagës, pas përfundimit të dënimit që kishte marrë lidhur me akuzat për pengim të drejtësisë.

Lajmi për lirimin e tij është konfirmuar nga djali i tij, Flakron Shala, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ai ka ndarë një mesazh të shkurtër emocional, duke shkruar: “Mirë se erdhe në atdhe, babë”.

Haxhi Shala ishte dënuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës për vepra që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë, ndërsa lirimi i tij vjen pas vuajtjes së dënimit të shqiptuar nga kjo gjykatë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.