Cristiano Ronaldo i ka dhënë fund grevës së tij në Ligën Profesionale Saudite dhe pritet të rikthehet në fushë për Al Nassr këtë të shtunë, sipas Sky Sports.
Sulmuesi portugez kishte munguar për gati dy javë, duke humbur fitoret e Gialloblu ndaj Al Riyadh dhe Al Ittihad.
Ronaldo thuhet se protestoi për trajtimin që liga saudite i ka bërë klubit të tij në aspektin financiar dhe për transferimet, si dhe për mënyrën se si disa prej punonjësve të tij të afërt u marginalizuan dhe nuk u paguan.
telegrafi.com
Situata është qartësuar dhe Ronaldo do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Al Fateh këtë fundjavë.
Megjithatë, legjenda portugeze pritet të mungojë në sfidën e Ligës së Kampionëve të Al Nassr kundër Arkadag gjatë javës. /Telegrafi/