KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

“Jam i sigurt se ai do të fitojë të gjitha çmimet individuale”, Raphinha për Yamalin

“Jam i sigurt se ai do të fitojë të gjitha çmimet individuale”, Raphinha për Yamalin

Ylli i Barcelonës, Raphinha, ka shfaqur edhe një herë shoqërinë e tij të shkëlqyer me partnerin e tij në sulm, Lamine Yamal, duke deklaruar se 18-vjeçari mund të fitojë të gjitha trofetë që i dalin në të ardhmen.

Yamal ka qenë në një formë të shkëlqyer pasi shënoi në pesë ndeshjet e fundit, me një total prej 15 golash dhe 13 asistimesh në të gjitha garat këtë sezon.

Forma e tij e lartë këtë edicion për vlerësohet shumë nga të gjithë dhe i fundit që i është bashkuar kësaj ‘valle’ është bashkëlojtari i tij, Raphinha.

Sipas Raphinhas, Yamal do t’i fitojë të gjithë trofetë që ka përpara në të ardhmen e afert.

“Jo, jo, në fund të fundit, edhe Lamine meriton çmimet që ka fituar dhe ato që nuk i ka fituar, të cilat mendoj se shumë veta kanë qenë shumë të padrejta ndaj tij”, ka thënë fillimisht Raphinha kur u pyet nëse do të fitonte çmimin Toresky përpara Yamal.

“Ai është një fëmijë që ka shumë ëndrra futbolli përpara dhe jam i sigurt se do të fitojë të gjitha çmimet individuale që ka përpara”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.