Artistja e re nga Tetova, Era Emurli, është gati të hedhë një hap të rëndësishëm në karrierën e saj muzikore me publikimin e EP-së së parë, të titulluar “7 HIJE’T”, një projekt që pritet të sjellë shtatë këngë dhe shtatë videoklipe, duke shënuar kështu debutimin e saj të plotë në skenën muzikore.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Era përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku ka ndarë me ndjekësit emocionet dhe vizionin pas këtij projekti. “7 HIJE’T – 7 kangë, 7 videoklipe, 7 ngjarje, 7 ndjenja”, ka shkruar ajo, duke lënë të kuptohet se EP-ja do të jetë një rrugëtim emocional dhe artistik, i ndërtuar mbi përvoja dhe ndjenja të ndryshme.
Në këtë mini-album do të përfshihen këngët: “Luj Vuj”, “Me ty”, “E dua Erën”, “Perry Perry”, “Clase Azul”, “Baluke x Galica” dhe “Shok e 1 Shish”, projekte që, sipas artistes, do të eksplorojnë zhanre të ndryshme muzikore. “Në këtë EP do të ndëgjoni shumë zhanre të ndryshme, nga unë ERA”, ka theksuar ajo, duke paralajmëruar një identitet të larmishëm artistik.
Po ashtu, Era ka zbuluar se publikimet nuk do të ndalen vetëm me EP-në, por do të vijojnë gjatë muajve në vazhdim. “Ktë muaj del edhe projekti i parë ‘Luj Vuj’, dhe çdo muaj do të lansohet nga një, ose mbase dy projekte të reja – ka shumë surpriza”, ka shkruar ajo, duke shtuar se fansat duhet të presin risi të vazhdueshme.
Në fund të mesazhit të saj, këngëtarja ka falënderuar publikun për mbështetjen me fjalët: “Me shumë dashni, ERA”, duke konfirmuar edhe një herë se “7 HIJE’T” është një projekt i ndërtuar me përkushtim dhe ndjenjë. EP-ja e parë e Era Emurlit pritet të publikohet së shpejti dhe të shënojë fillimin e një kapitulli të ri në rrugëtimin e saj muzikor. /Telegrafi/