KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Pas golit në Anfield, Haalandit i mbetet vetëm një stadium pa shënuar në Ligën Premier

Pas golit në Anfield, Haalandit i mbetet vetëm një stadium pa shënuar në Ligën Premier

Një nga sulmuesit më të mirë në botë, Erling Haaland, realizoi në “Anfield” në fitoren e Manchester Cityt ndaj Liverpoolit dhe vazhdoi të shkruajë historinë e futbollit anglez.

Për yllin norvegjez, ky ishte goli i parë në stadiumin legjendar të Liverpoolit, pasi më parë nuk kishte arritur të gjente rrjetën aty. Me këtë realizim, ai pothuajse ka kompletuar “hartën” e stadiumeve në Ligën Premier ku ka shënuar.

Tashmë Haalandit i ka mbetur vetëm një impiant ku nuk ka realizuar ende në elitën angleze – “Stadium of Light” në Sunderland.

Kujtojmë se Sunderland dhe City barazuan pa gola në përballjen e tyre më herët gjatë këtij sezoni.

Në udhëtim, Haaland ka qenë i pamëshirshëm sidomos ndaj West Ham, kundër të cilit ka shënuar gjashtë gola, si dhe ndaj Crystal Palace me pesë realizime.

Ndërkohë, në “Etihad”, ai vazhdon të dominojë me shifra mbresëlënëse, duke mbajtur një mesatare të frikshme golash që nga debutimi i tij.

Që prej mbërritjes në Angli në vitin 2022, Haaland ka zhvilluar 122 ndeshje dhe ka realizuar plot 106 gola, statistika që e vendosin atë mes më të mirëve në historinë moderne të Ligës Premier. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.