KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

RENEA “zbarkon” në Dubai, përfaqëson Shqipërinë në SWAT Challenge

RENEA “zbarkon” në Dubai, përfaqëson Shqipërinë në SWAT Challenge

Forcat RENEA do të marrin pjesë në elitën botërore të forcave speciale në “SWAT Challenge Dubai 2026” me dy ekipe që përfaqësojnë Shqipërinë.

“SWAT Challenge Dubai 2026” do të mbahet nga data 7 deri më 11 shkurt, në Dubai, dhe është një nga kompeticionet më prestigjioze ndërkombëtare të forcave speciale, ku matin aftësitë njësitë më elitare nga e gjithë bota.

Policia e Shtetit njofton se për të pestin vit radhazi përfaqësohet në këtë arenë botërore nga Njësia Elite e Forcave Speciale RENEA, e cila këtë vit konkurron me dy ekipe, RENEA “A” dhe RENEA “B”, duke mbajtur lart emrin e Policisë së Shtetit dhe ngjyrat e flamurit kombëtar.

“Sot, në ditën e tretë të garave, të dy ekipet RENEA po demonstrojnë nivel të lartë profesionalizmi, përgatitje intensive dhe standarde ndërkombëtare, në një kompeticion ku marrin pjesë rreth 50 shtete me 109 ekipe të forcave speciale botërore”, thuhet në njoftimin e policisë së shtetit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.