Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani, i cili në zgjedhjet e fundit garoi në listën e PDK‑së, ka reaguar pas rastit të fundit që ka ndodhur në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë.
Ai ka deklaruar se, përveç arrestimit të mësimdhënësit të përfshirë në rast, institucionet kompetente duhet të ndërmarrin masa ligjore edhe ndaj prindërve të nxënësve që kanë ushtruar presion dhe kërcënime brenda objektit të shkollës.
“Babai mban përgjegjësi për veprimet e fëmijës së tij, qoftë në aspektin moral, material apo ligjor. Prindi është përgjegjës për sjelljen e fëmijës në shkollë, në rrugë, në lagje dhe kudo”, ka deklaruar Rrahmani.
Sipas tij, mosndërmarrja e veprimeve ndaj prindërve të nxënësve që kanë kërcënuar personelin arsimor përbën rrezik për sistemin e edukimit.
“Nëse nuk kërkohet llogari nga prindi, atëherë po mbrohet dhuna, po legjitimohet kërcënimi dhe po shkatërrohet çdo autoritet i arsimit,” ka theksuar ai./Telegrafi/