KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Peja funksionalizon dy pika të reja të Urgjencës në Bogë dhe Vitomiricë

Peja funksionalizon dy pika të reja të Urgjencës në Bogë dhe Vitomiricë

Komuna e Pejës ka hapur dy pika të reja të shërbimeve emergjente shëndetësore në Bogë të Rugovës dhe në Vitomiricë, duke zgjeruar rrjetin e kujdesit emergjent dhe duke e afruar ndihmën mjekësore më pranë qytetarëve.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, dhe drejtori për Shëndetësi, Petrit Loci. Sipas komunës, këto njësi do të kontribuojnë në rritjen e sigurisë shëndetësore dhe përmirësimin e reagimit emergjent në zonat urbane dhe rurale.

Njësia e Urgjencës në Bogë do t’u shërbejë banorëve të zonës së Rugovës dhe fshatrave përreth, duke mundësuar ndërhyrje të shpejtë mjekësore në një rajon me qasje më të vështirë, veçanërisht gjatë sezonit dimëror dhe fluksit turistik. Shërbimet në këtë njësi do të ofrohen shtatë ditë në javë, nga ora 08:00 deri në ora 18:00.

Ndërkohë, pika e Urgjencës në Vitomiricë do të mbulojë një numër të madh vendbanimesh, përfshirë Vitomiricën, Ozdrimin, Dubovën, Novosellën, Jabllanicën, Radavcin, Katundin e Ri, Treboviqin, Nabërgjanin, Ruhotin, Lutogllavën dhe Trestenikun. Kjo njësi do të ofrojë shërbime shtatë ditë në javë, nga ora 07:00 deri në ora 19:00.

Komuna bën të ditur se të dyja njësitë janë të pajisura me staf shëndetësor profesional dhe infrastrukturë adekuate për ofrimin e ndihmës së parë, stabilizimin e pacientëve dhe referimin e tyre në institucionet përkatëse shëndetësore.

Hapja e këtyre pikave të reja të Urgjencës është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Komunës së Pejës për përmirësimin e shërbimeve publike, me fokus të veçantë në shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve. Komuna thekson se do të vazhdojë investimet në shërbime të qëndrueshme dhe cilësore, me synim garantimin e qasjes së barabartë në kujdes shëndetësor për të gjitha komunitetet. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.