Bayern Munich ka qenë prej kohësh i lidhur me sulmuesin kosovar Fisnik Asllani, por vendimi për transferimin e tij duket se është marrë.
Edhe pse Andrej Kramaric shënoi golin e barazimit për TSG Hoffenheim në humbjen 1:5 ndaj Bayern, goli i tij ishte rezultat i një asistimi të shkëlqyer nga Asllani.
23-vjeçari priti në mënyrë akrobatike një top nga Manuel Neuer, duke kombinuar kontroll të shkëlqyer të trupit dhe shikimin e lojës për të gjetur Kramaric, i cili vetëm shfrytëzoi mundësinë.
Asllani goditi edhe një shtyllë me kokë duke treguar ndeshje shumë të mirë.
Sezoni i Asllanit në Hoffenheim ka qenë i fortë, me shtatë gola dhe shtatë asistime mes Bundesligës dhe Kupës së Gjermanisë, duke e bërë atë tërheqës edhe për Borussia Dortmund dhe disa klube nga Anglia, me oferta të vlerësuara midis 40 dhe 50 milionë eurosh gjatë merkatos së dimrit.
Një transferim në verë te Bayerni është shumë i mundur, sidomos nëse do të jetë aktive klauzola e lirimit prej 29 milionë eurove, por mediat gjermane kanë dyshime se ajo mund të mos jetë dhe Hoffenheim të kërkojë shumë më shumë.
Megjithatë, sipas edicionit të sotëm të “kicker”, Bayern ka vlerësuar teknikën dhe instinktin e shënimit të golave të Asllanit, por e konsideron lojtarin pak të ngadaltë dhe kjo mund ta komplikojë transferimin e tij në Munich.
Gjithsesi Bayerni mbetet skuadra favorite për të transferuar Asllanin pas paraqitjes fantastike të tij të dielën mbrëma në Allianz Arena. /Telegrafi/