KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Sulmohet gjyqtari gjerman Pascal Kaiser pas propozimit publik të martesës me partnerin e tij

Sulmohet gjyqtari gjerman Pascal Kaiser pas propozimit publik të martesës me partnerin e tij

Pascal Kaiser, gjyqtar amator i futbollit në Gjermani, i cili i bëri propozimin e martesës partnerit të tij të fejuar, Moritz, gjatë ndeshjes së Bundesligës midis Kolnit dhe Wolfsburgut në stadiumin RheinEnergie fundjavën e kaluar, është sulmuar fizikisht në shtëpinë e tij.

Kaiser tërhoqi vëmendjen e publikut kur i bëri propozimin partnerit të tij para pothuajse 50,000 shikuesve, një akt që u bë i njohur dhe u diskutua gjerësisht në media.

Megjithatë, vetëm një javë më vonë, ai mori kërcënime serioze që përmbanin edhe adresën e tij dhe i raportoi ato tek policia, e cila vlerësoi se nuk kishte rrezik të menjëhershëm.

Vetëm 20 minuta pas raportimit, Kaiser u sulmua nga tre burra teksa ishte në oborrin e tij duke pirë duhan. Ai tha se sulmuesit ishin të dhunshëm dhe beson se sulmi lidhet drejtpërdrejt me propozimin e tij publik dhe vëmendjen që ai tërhoqi.

“Besoj se u bëra shënjestër për shkak se martesa jonë u bë një çështje publike”, tha Kaiser, duke shtuar se incidenti ka shkaktuar reagim dhe dënim në mbarë vendin.

Policia po vazhdon hetimet për identifikimin e sulmuesve dhe rrethanat e ngjarjes. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.