Vitality e ka fituar turneun IEM Krakow, për ta mposhtur Furian në finale me rezultat 3-1 në mape.
Skuadra franceze edhe pse e humbi mapin e parë, u këndell për t’i fituar tre radhazi, nën shkëlqimin e yllit të skuadrës, Matheiu “ZywOo” Herbaut.
Fillimisht, në mapin e parë “de_mirage” – Furia arriti të bëjë një përmbysje të madhe, nga 9-2 në 11-13, ku më i dalluari ishte braziliani Yuri “yuurih” Santos me 21 eliminime.
Sidoqoftë, pas këtij mapi – Vitality e dëshmoi pse është larg skuadra më e fortë në botë. Në “de_inferno” fituan me rezultat 13-10, ku “ZywOo” dominoi me 27 eliminime.
Pastaj, e përmbysën rezultatin e mapeve në “de_nuke”, me një fitore të thellë 13-2, ku britaniku William “mezii” Merriman kishte 18 eliminime.
Furia tentoi të këndellet në “de_overpass” për ta luajur pastaj edhe një map, por “ZywOo” nuk mendoi njëjtë – duke bërë plot 25 eliminime për ta shpallur Vitalityn kampion.
Në total, “ZywOo” bëri plot 90 eliminime, me një vlerësim të lartë prej 1.66. Skuadra franceze përpos trofeut, fiton edhe 400 mijë dollarë./Telegrafi