Interi ka shënuar fitore të thellë në udhëtim te Sassuolo, në kuadër të xhiros së 24-të në Serie A.
“Neurazzurët” zhvilluan një paraqitje mahnitëse për të triumfuar me rezultat 0-5.
Yann Bisseck shënoi me kokë për ta zhbllokuar rezultatin pas harkimit të Federico DiMarcos (11’).
Vetëm shtatë minuta më vonë, DiMarco asistoi sërish – këtë herë te Marcus Thuram që realizoi nga afërsia për ta dyfishuar epërsinë (28’).
Sassuolo tentoi të kthehet në lojë, si dhe ngushtoi epërsinë përmes Kristian Thorstvedt, por që goli u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.
Interi ishte larg më e mirë edhe në pjesën e dytë. Lautaro Martinez me një finalizim fantastik u përkujdes për golin e tretë (50’).
Kurse, fitoren e vulosi Manuel Akanji pas asistimit të DiMarcos (54’).
Situata për vendasit veçse u përkeqësua kur mesfushori serb Matic mori kartoin e dytë të verdhë për sjellje josportive dhe u përjashtua me të kuq.
Krejt në fund, në skenë doli edhe Luis Henrique që përfitoi nga një top i kthyer për epilogun përfundimtar 0-5 (89’).
Interi kësisoj shkon në kuotën e 58 pikëve, plot tetë mbi Milanin kurse Sassuolo zë pozitën e 11-të me 29 sosh./Telegrafi