Në rajonin e Kostiantynivka, rojet kufitare ukrainase që njëherit kryejnë punën e operatorëve të dronëve në njësinë “Shchyt”, kanë arritur të shkatërrojnë një tank rus dhe një tjerë ta dëmtojnë pjesërisht.
Kjo është bërë e ditur përmes ueb-faqes zyrtarë të rojeve kufitare të Ukrainës, transmeton Telegrafi.
Sipas ukrainasve, forcat ruse kanë tëntuar që me automjete të blinduara të thyejnë vijën e tyre mbrojtëse, por si rezultat i koordinimit të operatorëve ukrainas të dronëve, një tank i ushtarëve të Putinit është shkatërruar dhe një tjetër është dëmtuar pjesërisht.
E njëjta njësi ka goditur një jug të Ukrainës dy sisteme robotike që përdoreshin për sulme artilerie.
Ato u goditën me dronë, kurse luftimet e ashpra po vazhdojnë pavarësisht përpjkejeve për t’i dhënë fund luftës me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com