Raporti mes Selin dhe Gimbos në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka qenë prej ditësh në vëmendjen e banorëve dhe publikut. Afërsia mes tyre është vënë re hapur, duke nxitur kureshtje dhe diskutime për natyrën e lidhjes që po ndërtohet mes dy konkurrentëve.
Së fundmi, Selin ka ndarë një detaj interesant, duke treguar një ëndërr që ka parë dhe që ka shtuar edhe më shumë dyshimet për një simpati të ndërsjellë. “Unë po ia tregoj një ëndërr me sinqeritet Vëllait të Madh, tani e sheh gjithë Shqipëria. Unë kisha ardhur të prezantoja Bigun për dy ditë, më mbyllin sytë dhe Gimbo më propozon…”, u shpreh ajo, duke e treguar situatën me humor dhe sinqeritet.
Nga ana tjetër, edhe Gimbo ka folur hapur për ndjesitë që ka pranë Selinës, duke theksuar se prania e saj e bën të ndihet mirë emocionalisht. “Është diçka shumë e mirë dhe unë ndihem shumë mirë me këtë vajzë. Ma heq mërzinë. Ajo e di kur jam nervoz dhe unë e di kur ajo është nervoze”, tha ai, duke nënvizuar lidhjen e veçantë që po krijohet mes tyre.
Edhe Selin ka pranuar se qasja e saj ndaj Gimbos është e sinqertë dhe e ndërtuar mbi vlerësim reciprok. “Qasjen e kam shumë të sinqertë, e vlerësoj dhe… s’di çfarë të them se më ikën fjalët”, u shpreh ajo duke qeshur, duke shtuar se ndihet mirë pranë tij.
Megjithëse asnjëri prej tyre nuk e ka etiketuar ende raportin si diçka më shumë se miqësi, deklaratat dhe afrimiteti mes Selin dhe Gimbos tregojnë se mes tyre po lind një lidhje e veçantë, e cila mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet në ditët në vijim brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. /Telegrafi/