KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Andos Sinani rikthehet fuqishëm me këngën “Besoja”

Andos Sinani rikthehet fuqishëm me këngën “Besoja”

Andos Sinani, këngëtari dhe kompozitori i njohur nga Kosova, është rikthyer zyrtarisht në skenën muzikore me këngën e re “Besoja”.

Projekti shënon një kapitull të ri në karrierën e tij, duke ndërthurur stilin pop-rock.

Andos ka qenë forca kryesore kreative pas këtij projekti, duke realizuar vetë muzikën, orkestrimin dhe produksionin.

Andos Sinani/YouTube

Teksti është shkruar në bashkëpunim me Kadisha Sinanin, ndërsa videoklipi është drejtuar dhe prodhuar nga vetë Andosi.

Videoklipi i “Besoja” është xhiruar në Islandë dhe sjell pamje mbresëlënëse të natyrës së egër të këtij vendi, nga akullnajat gjigante te vullkanet, fushat e hapura dhe plazhet me rërë të errët.

Andos Sinani/YouTube

Pamjet përfshijnë akullnaja madhështore, male dramatike, fusha të gjera, kratere vullkanike dhe kuaj islandezë që vrapojnë lirshëm në natyrë, duke i dhënë klipit një atmosferë të fuqishme dhe emocionale.

I njohur më parë si kitarist në grupet “7 me 7” dhe “Kthjellu”, Andos ka ndërtuar një karrierë solo të suksesshme dhe vazhdon të fokusohet në projekte autentike që pasqyrojnë ndikimet e tij rock.

“Besoja” shënon rikthimin e Andosit si një nga zërat më të fortë dhe të veçantë të muzikës shqiptare.

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.