Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka hequr një video nga rrjetet sociale që përfshinte një klip ku Barack dhe Michelle Obaman si majmunë.
Klipi – i lidhur me këngën The Lion Sleeps Tonight – ishte në fund të një videoje 62-sekondëshe që përmbante pretendime për mashtrim në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, shkruan BBC.
Ndërsa presidenti nuk ofroi asnjë koment në postimin e tij, shpërndarja e videos shkaktoi reagime të ashpra.
Megjithatë, sipas Shtëpisë së Bardhë, ajo ishte thjesht një meme.
Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se klipi është nga “një video meme në internet që përshkruan presidentin Trump si Mbretin e Xhunglës dhe Demokratët si personazhe nga Mbreti Luan”.
“Ju lutem ndaloni zemërimin e rremë dhe raportoni sot për diçka që ka vërtet rëndësi për publikun amerikan”, shtoi ajo. /Telegrafi/