KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Google rikthen funksionin e rëndësishëm në Messages

Google rikthen funksionin e rëndësishëm në Messages

Google po përgatitet të rikthejë një funksion të rëndësishëm në aplikacionin Google Messages, i cili ishte hequr më herët dhe kishte shkaktuar pakënaqësi te një pjesë e përdoruesve.

Bëhet fjalë për opsionin e historikut të ndryshimeve të mesazheve (Edit History), i cili lejonte shikimin e versioneve të mëparshme të një mesazhi të redaktuar.

Ky funksion ishte veçanërisht i dobishëm për transparencë në komunikim, por u hoq në një nga përditësimet e fundit të aplikacionit.

Sipas informacioneve të zbuluara përmes analizës së kodit të versionit më të ri të aplikacionit, Google ka nisur punën për ta rikthyer këtë opsion.

Me përditësimin e ardhshëm, përdoruesit do të mund të shohin të gjitha ndryshimet e bëra në një mesazh përmes seksionit “Info”, ku do të paraqitet teksti origjinal, redaktimet pasuese dhe koha kur janë kryer ato.

Ky hap pritet të rrisë besueshmërinë dhe qartësinë në komunikimin përmes mesazheve RCS, duke parandaluar ndryshimet pa gjurmë të përmbajtjes origjinale.

Funksioni ndodhet aktualisht në fazë testimi dhe pritet fillimisht të jetë i disponueshëm për përdoruesit e versionit beta, ndërsa më pas edhe për publikun e gjerë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.