KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Pamje nga aeroplanmbajtësja amerikane në Lindjen e Mesme – shumë aeroplanë të gatshëm për aksion

Pamje nga aeroplanmbajtësja amerikane në Lindjen e Mesme – shumë aeroplanë të gatshëm për aksion

Grupi i aeroplanëve luftarakë të USS Abraham Lincoln po operon aktualisht afër Iranit, në një përpjekje të Shteteve të Bashkuara për të ruajtur sigurinë rajonale dhe për të monitoruar aktivitetet e mundshme të Teheranit.

CENTCOM publikoi pamje nga kuverta e fluturimit, duke treguar një ditë rutinë për ekuipazhin e anijes.

Situata midis SHBA-së dhe Iranit ka qenë e tensionuar në javët e fundit, raportojnë mediat.

Shtetet e Bashkuara kanë rritur praninë e tyre ushtarake në Lindjen e Mesme, duke përfshirë shkatërrues, aeroplanë luftarakë dhe dronë, si një shfaqje force për aleatët dhe për ruajtjen e lundrimit të sigurt ndërkombëtar.

Incidentet e fundit përfshijnë shkatërrimin e një droni iranian nga një aeroplan F‑35 i USS Abraham Lincoln, pasi droni u afrua në mënyrë të paautorizuar ndaj anijes.

Ndërkohë, forcat iraniane të Gardës Revolucionare kishin kërcënuar një anije tregtare me flamur amerikan në Gjirin e Hormuzit, por situata u qetësua falë ndërhyrjes së forcave amerikane.

Ndryshe, nesër pritet të zhvillohen takime mes zyrtarëve amerikanë dhe iranianë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.