Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se do të marrë pjesë në ceremoninë vjetore të Lutjeve të Mëngjesit, e cila zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ku Presidenti Donald Trump pritet të mbajë fjalim kryesor.
Kjo ngjarje, e cila bashkon mijëra pjesëmarrës nga e gjithë bota, përfaqëson një moment të rëndësishëm të unitetit, besimit dhe vlerave të përbashkëta.
Haradinaj ka theksuar se është shumë domethënëse që Kosova të jetë e pranishme në këtë aktivitet, duke riafirmuar miqësinë dhe partneritetin e qëndrueshëm me SHBA-në.
“Është shumë domethënëse që Kosova të përfaqësohet në këtë ngjarje të rëndësishme, duke riafirmuar miqësinë e bekuar dhe partneritetin e qëndrueshëm të vendit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/