Spitali Klinik “Acibadem Sistina” ofron një paketë speciale për trajtimin operativ të hernies diskale në qafë (cervikale) me një zbritje prej 20%. Paketa ofron trajtim të plotë dhe rehabilitim të pacientit dhe përfshin: ndërhyrjen operative, qëndrimin spitalor, të gjitha analizat laboratorike, monitorimin postoperativ të pacientit dhe terapi fizikale në qendrën sportive “Premium”. Ndërhyrjet realizohen nga një ekip neurokirurgësh me përvojë, duke zbatuar teknika bashkëkohore kirurgjikale dhe duke përdorur pajisje mjekësore moderne.
“Në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” përdoret teknologji moderne gjatë kryerjes së ndërhyrjeve neurokirurgjikale në segmentin cervikal të shtyllës kurrizore, duke përfshirë teknika mikroneurokirurgjikale që mundësojnë saktësi të lartë dhe traumë minimale. Gjithashtu, përdoren implante moderne (cage), ndërsa në raste të caktuara vendosen edhe disqe artificiale. Këto metoda lehtësojnë ndërhyrjen dhe e bëjnë atë më të sigurt për pacientët, duke ofruar stabilitet më të mirë dhe rikuperim më të shpejtë. Me diagnozë në kohë, trajtim të duhur dhe ndryshim të stilit të jetës, hernia diskale cervikale është një gjendje me prognozë të shkëlqyeshme, që mundëson kthim të plotë në jetën normale dhe aktivitetet e përditshme”, thekson Doc. Dr. Milenko Kostov, specialist në neurokirurgji.
Shpeshherë dhimbja në qafë nuk merret seriozisht dhe lidhet me lodhjen, stresin ose mbajtjen e një pozite të gabuar të trupit. Në një numër të caktuar pacientësh, kjo mund të jetë shenja e parë e hernies diskale cervikale, një gjendje që, nëse përparon, mund të shkaktojë dëmtime serioze neurologjike. Bëhet fjalë për një sëmundje degjenerative që shkakton zhvendosjen e diskut intervertebral dhe shtypje mbi rrënjët nervore ose mbi palcën kurrizore, gjë që mund të shkaktojë dhimbje që përhapet në shpatull dhe krah, mpirje, dobësi muskulore, madje edhe çrregullime të balancës dhe të motorikes fine.
Spitali Klinik “Acibadem Sistina” është një qendër referente për trajtimin e sëmundjeve të shtyllës kurrizore. Spitali ofron standarde të larta të sigurisë, saktësisë dhe cilësisë në trajtimin e pacientëve, falë kuadrit të specializuar mjekësor, investimeve të vazhdueshme në teknologjinë më bashkëkohore dhe qasjes multidisiplinare në kujdesin ndaj pacientëve. Çdo pacient merr trajtim të planifikuar individualisht, nga diagnoza deri te rehabilitimi i plotë, me qëllim rikuperimin e shpejtë dhe kthimin në jetën normale dhe aktive.