Çmimi i arit u rikthye mbi 5,000 dollarë për ons të mërkurën, pasi investitorët që përfitojnë nga rëniet e tregut filluan të blejnë sasi më të mëdha të metalit të çmuar pas humbjes historike të javës së kaluar.
Gjatë orëve të para të tregtimit, ari arriti të tregtohej deri në 5,091.89 dollarë për ounce, përpara se të binte paksa.
Edhe çmimi i argjendit u rrit, duke arritur rreth 92 dollarë për ounce, para se të stabilizohej, raportojnë mediat.
Bullioni ka rikuperuar pothuajse gjysmën e humbjeve nga rënia e papritur e së premtes, kur çmimet ranë deri në 12 për qind, humbja më e madhe që prej vitit 1980.
Para kësaj rënie, çmimi i arit ishte rritur vazhdimisht, duke shënuar fitime të konsiderueshme gjatë vitit.
Analistët theksojnë se, me gjithë luhatjet afatshkurtra, faktorët themelorë që mbështesin çmimin e arit – si kërkesa e lartë e investitorëve dhe pasiguria globale – mbeten të fortë.
Disa banka të mëdha parashikojnë se çmimi mund të arrijë edhe nivele më të larta gjatë vitit. /Telegrafi/