KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Milani merr fitore bindëse në udhëtim ndaj Bolognas

Milani merr fitore bindëse në udhëtim ndaj Bolognas

Milani ka shënuar fitore bindëse me rezultat 3-0 në udhëtim ndaj Bolognas në kuadër të javës së 23-të në elitën e futbollit italian.

‘Rossonerët’ kaluan në epërsi në minutën e 20-të kur Ruben Loftus-Cheek shfrytëzoi një pasim tejet të bukur nga Adrien Rabiot për të realizuar për rezultatin 1-0.

Në minutën e 38-të mysafirët fituan një penallti të cilën Christopher Nkunku arriti ta shndërrojë në gol për rezultatin 2-0.

Me të filluar pjesa e dytë, të besuarit e Massimiliano Allegrit gjetën edhe golin e tretë, ku kësaj radhe Rabiot (48’) ishte në rolin e golashënuesit duke tundur rrjetën për 3-0 pas një gabimi të mbrojtjes vendase.

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati më ndonjë rast për t’u veçuar nga ndonjëra prej skuadrave dhe kështu Milani mori një fitore në një terren mjaft të komplikuar.

Pas këtij triumfi, Milani shkon në kuotën e 50 pikëve dhe mban pozitën e dytë në tabelë me pesë më pak se lideri Interi që ka 55 sosh./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.