KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Musk parandalon me sukses keqpërdorimin rus të Starlink

Musk parandalon me sukses keqpërdorimin rus të Starlink

Elon Musk ka deklaruar se hapat që SpaceX kishte ndërmarrë për të ndaluar përdorimin ‘e paautorizuar’ të Starlink nga Rusia duket se kanë funksionuar.

“Duket se hapat që ndërmorëm për të ndaluar përdorimin e paautorizuar të Starlink nga Rusia kanë funksionuar. Na tregoni nëse duhet bërë më shumë”, tha drejtori ekzekutiv i SpaceX, Musk, në X.

Ministri ukrainas i mbrojtjes, Mykhailo Fedorov, njoftoi se Ukraina po punon me SpaceX për të ndaluar Rusinë të drejtojë dronë duke përdorur sistemin e internetit të Starlink.

“Teknologjia perëndimore duhet të vazhdojë të ndihmojë botën demokratike dhe të mbrojë civilët, në vend që të përdoret për terrorizëm dhe shkatërrimin e qyteteve paqësore”, tha Fedorov.

Ndryshe, ushtria e Ukrainës ende mbështetet në dhjetëra mijëra Starlink për komunikim në fushën e betejës dhe për pilotimin e disa misioneve me dronë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.