KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Khamenei paralajmëron për luftë rajonale nëse SHBA-të sulmojnë Iranin

Khamenei paralajmëron për luftë rajonale nëse SHBA-të sulmojnë Iranin

Udhëheqësi i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, tha se nëse SHBA-të sulmojnë Iranin, kjo do të shndërrohet në një konflikt rajonal, raporton agjencia e lajmeve Tasnim.

“Amerikanët duhet ta dinë se nëse fillojnë një luftë, këtë herë do të jetë një luftë rajonale”, citohet të ketë thënë Khamenei.

Komentet e 86-vjeçarit Khamenei janë kërcënimi më i drejtpërdrejtë që ai ka bërë deri më tani, transmeton Telegrafi.

Teherani ka paralajmëruar se nëse presidenti i SHBA-së, Donald Trump urdhëron sulme ndaj Iranit, kjo do të synojë Izraelin dhe asetet ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme.

Trump tha dje se Irani po “bisedon seriozisht” me Uashingtonin. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.