KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Arrestohet i dyshuari Burim Shala për keqpërdorim në prokurim publik

Arrestohet i dyshuari Burim Shala për keqpërdorim në prokurim publik

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është ndaluar për 48 orë i pandehuri Burim Shala, kryeshef i kompanisë së pastrimit “Ekoregjioni”, në Prizren.

Sipas një njoftimi bëhet e ditur se i pandehuri B.Sh., dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“B.Sh., është arrestuar në kuadër të hetimeve që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke i zhvilluar lidhur me dyshimet për një aktivitet të prokurimit”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, Betimi për Drejtësi raporton se arrestimi i tij është bërë në kuadër të hetimeve që Prokuroria Speciale është duke i zhvilluar lidhur me dyshimet për aktivitete të kundërligjshme në fushën e prokurimit publik. Hetimet janë në vazhdim.

Arrestimi i sotëm dhe arrestimi i dy të dyshuarve tjerë të hënën, ka ndodhur pas hulumtimit të zhvilluar nga “Betimi për Drejtësi” lidhur me tenderin afër 400 mijë euro për blerjen e 5 kamionëve dhe një autofshese që ishte transmetuar në mars 2025.

Në ditën e aksionit të Prokurorisë, prokurori i rastit, Halim Borovci kishte konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” se përveç bastisjeve në zyrat e Ekoregjionit, është bastisur dhe shtëpia e kryeshefit Burim Shala.

Kompania kishte njoftuar se Shala prej disa ditësh ndodhet jashtë vendit dhe se në asnjë rrethanë nuk i shmanget përgjegjësisë apo drejtësisë, por pritet të kthehet brenda javës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.